Pista e Katalonjës ka rezultuar fatale për pilotin spanjoll, Andreas Perez, që pasi humbi ekuilibrin në pistë, humbi dhe jetën. Piloti 14 vjeçar, i cili garonte në MotoGP3, nuk arriti t'i mbijetonte plagëve dhe ndërhyrja e emisarëve të pistës nuk i shpëtoi jetën.

Në njoftimin nga spitali i Barcelonës thuhej:

"Andreas Perez erdhi në spital me dëmtime shumë të rënda të trurit, ku u diagnostikua me vdekjen e trurit. Edhe pse zemra e tij vazhdoi të rrihte dhe pavarësisht shumë përpjekjeve, mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar jetën e tij. Andreas nuk mundi të fitonte këtë garë".-thuhet në deklaratën e "Akademisë së Avinstit".

Perez mbeti klinikisht gjallë derisa u shpall i vdekur të hënën në mëngjes. Si pasojë e vdekjes tragjike, pilotët e MotoGP-së, duke përfshirë Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez, shfrytëzuan mediat sociale për shprehur ngushëllimet për pilotin e ri.



/Ora News.tv/