Aksident tragjik në Itali, përplasen për vdekje dy të rinj shqiptarë/ Emrat

Dy të rinj shqiptarë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të 20 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor mbrëmjen e së shkuar në Piacenza të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm para diskotekës Village në Piacenza.

Një makinë tip Renault e drejtuar nga një 30 vjeçare italiane i ka aksidentuar për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë, të cilët po ecnin buzë rrugës.

30 vjeçarja italiane ka rezultuar e dehur me një nivel alkooli 4 herë më të lartë se sa norma e lejuar.

Ndaj saj është lëshuar urdhri i arrestit me akuzën e vrasjes së qëllimshme rrugore.


EMISIONET