Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në rrugën pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi" në Tiranë. Një automjet "golf" ka goditur një kalimtar të moshës rreth 30 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohët se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut ishin shkaqet e aksidentit.


/Ora News.tv/