Një aksident është regjistruar në rrugën Tiranë-Ndroq.

RTV Ora ka mundur të sigurojë një video të aksidentit, ku shihet se dy makina kanë përfunduar në kanal.

Nuk dihet nëse ka persona të plagosur, apo viktima.

Lidhur me ngjarjen pritet raportimi i policisë.

/Ora News.tv/