Një shtetase kosovare është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 qershor) në rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se makina "Volvo" me targa të Kosovës e drejtuar nga shtetasi S.S., është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka mbetur e plagosur gruaja e tij.

E plagosura u dërgua në spitalin rajonal të Kukësit dhe sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip "Volvo", ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/