Aksident në Bulqizë, minatori humb jetën në galeri, një tjetër plagoset

Aksident në Bulqizë, minatori humb jetën në galeri, një

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Viktima është Fadil Stojku 50 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Lejtim Ramçi.

Burimet paraprake bëjnë të ditur se në një galeri kromi në minierën e fshatit Ternove, një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Mendohet se shkak i vdekjes së minatorit kanë qenë lëndët  helmuese pas plasjes se dinamitit ne frontin e punës.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET