Maliq, makina rrëzohet në lumin Devoll, vdes 24 vjeçari

Një i ri humbi jetën pasi përfundoi në ujërat e Lumit Devoll bashkë me makinën me të cilën udhëtonte në aksin Maliq-Korcë!

Viktima u identifikua si Gjergji Elmazi, banues në Maliq. Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit të 29 Nentorit.

Policia u njoftua nga banorët e zonës për aksidenin, por për disa orë ndërhyrja ishte e pamundur nga forcat lokale dhe zjarrfikësit për shkak të thellësisë së lumit

Trupi i pajetë u nxorr rreth 5 orë pas aksidentit nga polumbarët e forcave RENEA.

Nga të dhënat e para dyshimet janë se 24 vjeçari Elmazi udhëtonte me shpejtësi të lartë mbi urë dhe ishte në gjendje të dehur, ndërsa po kthehej nga një lokal natë.

Në këtë vend, makina u përplas me bordurën e urës dhe përfundoi rreth 2 metra nën ujë.

Për pasojë 24 vjecari Elmazi mbeti i bllokuar brenda saj e për pasojë humbi jetën.

Pas veprimeve të para në vendngjarje, policia po pret edhe autopsinë e 24 vjecarit për të dalë në një përfundim zyrtar mbi shkaqet e aksidentit të rëndë.

Ndërsa për banorët e zonës mbetet shqetësim fakti që kjo urë e amortizuar dhe pa sinjalistikë vijon të bëhet shkak për aksidente fatale 





EMISIONET