Aksident në Librazhd, përplasen dy makina tek Ura e Murrashit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2019, 20:02
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek vendi i quajtur Ura e Murrashit. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë lagështia në rrugë, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.