Për afro 2 orë tuneli i Krrabës u bllokua nga Policia Rrugore, me qëllim shmangjen e fluksit të madh të automjeteve në brendësi të tij. Kjo masë u mor pasi në dalje të tunelit, kishte ndodhur një aksident me pasoja të lehta, për shkak të rreshjeve të dëborës.

Reshjet e para të dëborës për këtë vit, në Tiranë, përpos gëzimit të kryeqytetasve, sollën edhe pasoja në qarkullimin rrugor.

Për afro 2 orë, tuneli i Krrabës u bllokua për shkak të një aksidenti ku u përfshinë disa automjete si pasojë e rreshjeve të dëborës.

Policia ndaloi qarkullimin si një nga masat për të  shmangur  fluksin e madh të makinave, në brendësi të tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan, i cili qëndroi i bllokuar deri në orën 18:30.

Ndërsa Policia Rrugore ndodhej në krye të detyrës dhe kordinonte veprimet.

Për të përmirësuar situatën, përfaqësuesit e kompanisë së mirëmbajtjes  së rrugës nisën menjëherë marrjen e masave.

Drejtuesit e mjeteve garantojnë se janë të kujdesshëm në raste të tilla.

Burimet nga policia shtuan se përgjatë këtyre ditëve, rrugorët do të shtojnë gaditshmërinë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes e të mbajnë me vete zinxhirët.



/Ora News.tv/