Sarandë: Vdes turistja italiane, rëndë i shoqi, u përplasen me motor

Një çift italianësh që po vizitonte Shqipërinë duke udhëtuar me motor i mbylli në mënyrën më të keqe pushimet aktive në vendin tonë.

Burrë e grua nga Xhenova u aksidentuan rreth orës 11:00 (24 gusht 2018) në rrugën  “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Motori Pieago me të cilin ata udhëtonin u përplas me ketë makinë tip  Ford me targa AA 609 UD.

Përplasja ishte e fortë dhe për pasojë turisja italiane e identifikuar si Maria Sedda, 64 vjeçe mbeti e vdekur.

"Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali" informoi policia e Sarandës.

Bashkëshorti i saj 65 vjecar Xhuzepe Skuito mbeti i plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore

Policia njoftoi se po heton shkakun e aksidentit dhe paraprakisht është ndaluar drejtuesi i Fordit


EMISIONET