Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Gjirokastër. 

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë pasditen e sotme (8 shkurt) rreth orës 17:00.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Gjirokastrës dhe pasi morën ndihmën mjekësore ata u larguan. 

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

/Ora News.tv/