Po ktheheshin në shtëpi, makina përplas tre punonjesët e rigonit, dy të vdekura

Tre gra nga Lazarati, punonjëse të një fabrike rigoni në Gjirokastër, u përplasën nga një makinë teksa po ktheheshin në shtëpi. Përplasja rezultoi fatale për dy gra që ndërruan jetë, ndërsa e treta mbetet në gjendje të rëndë në spital.

Dy gra humbën jetën, ndërsa një e tretë mbeti e plagosur rëndë mesditën e së premtes në Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Jorgucat ku tre gratë u përplasën nga një kamioncinë teksa ecnin buzë rrugës.

Viktima janë Hatixhe Çela 40 vjeçe dhe Sili Krishti 38 vjeçe banuese në Lazarat, ndërsa është plagosur Pranvera Gjini 40 vjeçe.

Gazetarja jonë raporton se 40 vjeçarja Hatixhe Çela ishte nënë e katër fëmijëve.

Sipas policisë, kamionçina e cila vinte nga Kakavija udhëtonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin.

Ndaj drejtuesi i saj Leonidha Klemo u ndalua nga Policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.

Policia bëri me dije se gratë të treja nga Lazarati punonin në një ferme rigoni aty pranë, sapo kishin mbaruar punën dhe ishin nisur për tek stacioni i autobusit.

Pas aksidentit ato janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës. 

Por përplasja ka qenë e fortë dhe dy prej tyre nuk u mbijetuan plagëve dhe ndërruan jetë.  

Ndërkohë Pranvera Gjini po trajtohet në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 



EMISIONET