Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë. Burime të Ora News bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë  dy makina të cilët janë përplasur me njëra tjetër.

Ndërkohë nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga ky aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/