Aksident në Elbasan, 22-vjeçari përplas këmbësorin

Aksident në Elbasan, 22-vjeçari përplas këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një 22-vjeçar ka përplasur më makinë këmbësorin me iniciale S.S., në fshatin Balldren.

55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit. 

Ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale J. Ç., 22 vjeç, banues në lagjen "Çezmë", është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkakut të aksidentit.

EMISIONET