Burrel, makina përplas motoçikletën më pas këmbësoret, dy të vdekur, 1 i plagosur

Burrel, makina përplas motoçikletën më pas

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër u plagos mbrëmjen e kësaj të mërkurë (21 mars) në një aksident në Burrel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', në Njësinë Administrative Komsi, ku një makinë përpasli një motorçikletë dhe më pas dy këmbësore.

Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

- Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

"Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç", sqaroi policia.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me dy këmbësoret.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET