Aksident në Berat, makina përplas motorin, plagoset 30-vjeçari

Aksident në Berat, makina përplas motorin, plagoset 30-vjeçari

Një makinë ka përplasur një motor mesditën e së martës në Berat.

"Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit me iniciale E.R., 33 vjeç, banues në Velabisht, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 në rrugën Antipatrea, tek vendi i quajtur NSHG-ja,"-raporton policia.

Shtetasi me iniciale M.O., 19 vjeç, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me motorin tip Honday.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET