Aksident në Berat, makina përplas këmbësorin

Aksident në Berat, makina përplas këmbësorin

Një 55-vjeçar mbeti i plagosur në Berat në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

 Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip 'Benz' ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.P, i cili po lëvizte në këmbë. 

Shtetasi A.P ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET