Një shtetas grek ka humbur jetën pas përplasjes së dy makinave në aksin rrugor, mbrëmjen e të dielës (11 shkurt 2018).

Njëra nga makinat që u përfshi në aksident ishte me targa shqiptare dhe në të udhëtonin katër shtetas.

Ata kanë shpetuar me dëmtime të lehta, njëri prej tyre po kurohet në spitalin universitar të Janinës.

Ndërsa drejtuesi i makinës me targa greke 53 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

 Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.

/Ora News.tv/