Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, duke lënë një person të plagosur. 

Vajza e plagosur është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja ka ndodhur përballë ish-fabrikës së lëkurë këpucëve. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.

/Ora News.tv/