Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre.  

/Ora News.tv/