Aksident i rrallë në aksin Kukës-Morinë, viktimë një ujk

Aksident i rrallë në aksin Kukës-Morinë, viktimë

Një aksident i rrallë ndodhi në segmentin rrugor që të çon drejt Morinit. Ngjarja u regjistrua të mërkurën paradite në aksin Kukës-Morinë në afërsi të Urës së Uzinës.

Viktimë ka rënë një ujk i cili ka dashur të kapërcejë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Kafsha e egër mund të ketë rënë pre e ndonjë goditje nga makinat e shumta të tonazhit të rëndë që e përshkojnë këtë segment rrugor të cilët i kanë shkaktuar ngordhjen e menjëhershme.

Kafsha është larguar nga punonjësit e mirëmbajtjes së "Rrugës së Kombit" që kanë e marrë me koncension.

/Oranews.tv/

EMISIONET