Tragjike në Tiranë, përplasen nga makina: vdes çiklisti dhe 7 vjeçarja, rëndë nëna e vajza tjetër

Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një aksident i rëndë kur drejtuesja e një mjeti humbi kontrollin e mori para një burrë që ecte me biçiklitë më pas nënën 29 vjeçe me dy vajzat e saj të mitura, 6 dhe 7 vjeçe.

Nga aksidenti humbi jetën personi që udhëtonte me biçikletë dhe vajza 7 vjeçare, ndërsa nëna dhe vajza tjetër ndodhen në spital.

Si ndodhi aksidenti

Në orën 08: 40 në Kodër Kamzë, tek shinat e trenit, shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë. 

E mitura me iniciale E.N, 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjec u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, mjekët nuk e vlerësojnë kritke gjendjen e tyre shëndetësore.

  Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit e cila nuk është larguar nga vendngjarja ndërsa janë kryer veprimet e mëtejshme hetimore

Ngjarja angazhoi në teren edhe drejtues të strukturave të policisë, Drejtorin e Policisë Rrugore Mithat Tolën dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.

Menjehërë pas aksidentit dhe marrjes së dëshmive uniformat blu ndaluan drejtusen e mjetit, 38 vjecaren Rozina Koleci.

Pas ngjarjes, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithë cfarë kishte mbetur nga aksidenti ndërsa vijojnë ende hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që ndërpreu në mënyrë tragjike jetën e dy personave.


 





Njoftimi i policise

"Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Në foto biçikleta që u përplas nga makina 

Në foto biçikleta që u përplas nga makina 


Në foto në të majtë biçikleta e përplasur dhe në të djathë Benzi i zi që shkaktoi aksidentin

Në foto në të majtë Benzi i zi që shkaktoi aksidentin

Në foto në të djathtë Benzi i zi që shkaktoi aksidentin

Në foto në të majtë Benzi i zi që shkaktoi aksidentin

Në foto në të majtë Benzi i zi që shkaktoi aksidentin


EMISIONET