Gonzalo Higuain është zyrtarisht në shitje.

Pas firmës me Cristiano Ronaldon, ish-partneri i portugezit në sulmin e Realit të Madridit është nxjerr në shitje nga drejtuesit bardhezi, që tentojnë që përmes shitjes së Higuain të krijojnë fonde të mjaftueshme për të rregulluar bilancin në arkat e klubit.

Pavarësisht moshës së madhe, 30-vjeçari nuk do të lihet i lirë nga Juventusi pa sjellë në tryezën e klubit një ofertë  për më pak se 55 milionë euro.

Sipas mediave italiane, Higuain është vënë në shenjestrën e Chelsea, që pas Maurizio Sarrit që është shumë pranë stolit të tyre po mendon dhe për merkaton. Megjithatë "Blutë" nuk pritet të shpenzojnë një shifër kaq të kripur për një bomber që në sezonin e shkuar ka tundur rrjetën vetëm 16 herë.

/Ora News.tv/