Dy operatorët e telefonisë celulare Vodafon Alabania dhe Telekom Albanian kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të akep që i hap rrugë favorizimit të kompanisë së tretë në këtë sektor Albtelecom.

Përmes një qëndrimi të përbashkët dy kompanitë thanë se  vendimi i AKEP është i papranueshëm dhe dëmton seriozisht konkurrencën e lirë në sektroin e komunikacionit duke gjeneruar pastër fitime për Albtelecom.

 "Sipas këtij vendimi AKEP synon të aplikojë tarifa diskriminuese ndaj Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Tarifa të tilla penalizojnë klientët e këtyre dy operatorëve pasi do t'u duhet të paguajnë më shumë për telefonatat drejt Albtelecom duke gjeneruar kështu fitime për Albtelecom. Theksojme se kjo kompani operon prej më shumë se dy dekadash në tregun shqiptar të telekomunikacionit me aktivetet në telefoni fikse dhe celulare dhe me pozita dominante në tregun e telefonisë fikse".

Dy komaptitë e mëdha në fushën e telekomunikacionit thanë se AKEP, institucioni përgjegjës që duhet të shërbejë si rregullator po merr vendim të njëanshëm dhe nuk është konsultuar me grupet e interesit:

"Vodafone Albania dhe telecom e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent".

Vodafone Albania thekson se në asnjë rast nuk do të pranojë asnjë vendim që nuk është në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri , e për më tepër që cënon të drejtat e klientëve tanë, ndërsa kompania tjetër Telekom Albania deklaron se do të mbrojë interesat e ligjshme të kompanisë, e mbi të gjitha të abonentëve tanë besnikë, duke ndërmarrë çdo hap të  nevojshëm. 

"Kompanitë janë të angazhuar të ndjekin të gjitha procedurat ligjore të nevojshme si në nivel kombëtar ashtu edhe europian ndaj një vendimi të tillë". 

/Ora News.tv/