Malësia e Madhe nderoi me titullin “Qytetar Nderi”, akademikun e njohur Shqiptar, Rexhep Qosjen me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.

Ceremonia e organizuar në bashkinë e këtij qyteti, mblodhi figura të njohura të jetës publike dhe politike, të Shqipërisë e Kosovës.

Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.

Rexhep Qosja: Faleminderit per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i veçante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder. Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Na flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja.

Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here. Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura. Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet, burimet e lumenjve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim Malësinë e Madhe ne. Kemi degjuar kenge kreshnikesh, rrefime e legjenda ku protagonistë ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malësore.

Fjalet e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe eshte pasuria lendore, shpirterore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe, jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e Malësisë së Madhe. Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine.

Koha ne te cilen jetojme, ka sjelle te keqijat dhe te mirat e veta. Eshte kohe qe nuk e percaktojne me virtytet por interesat. Nuk mund te mos mendojme per gjendjen shoqerore dhe politike. Te veçantat e Malesise se Madhe sikur na ftojne te gjithe qe ti degjojme ato qe po behen ne politiken tone, po behen vepra qe na çojne perpara por edhe veprime me te cilat nuk i sherbehet gjerave historike qe na solli fundi i shekullit XX. Per te arritur atje ku deshirojme eshte se duhet te caktojne se ku duam te mberrijme. 

Duhen prere rrugicat ku na çojne ku s'duhet ne interesa vetjake. Per te arritur atje ku deshiron numri me i madh i shqiptareve duhet te heqim dore nga fedualizmat. Duhet te heqim dore nga lokalizmat e krahinizmave qe na humbin shume kohe historike. Kombi shqiptar duhet te bashkoje fuqite mendore dhe kombi shqiptar deshiron te arrije atje ku kombit shqiptar i jane bere padrejtesite me te medha. Deshirojme te arrijme tek bashkimi i Shqiperisë dhe Kosoves per mirerritjen e brezave te ri ku do te sendertohet te gjitha te drejtat e qytetareve dhe ata do kene dinjitete te barabarta.

I pranishëm në këtë ceremoni Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vlerësoi këtë titull për Akademikun Qosja si tregues se “historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë”.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, mendimet e tij të mprehta dhe autokritika e pashoq ka bërë që klasa politike shqiptare në të dyja anët e kufirit të gjejë te kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit dhe veprimit shqiptar.

Bushati: Veprat e Rexhep Qosjes jane monumente te letersise. Eshte shembulli perfekt i thenies se pena eshte me e forte se shpata. Ka bere qe klasa politike shqiptare permes Qosjes te gjeje nje gure prove per drejtesine. Titulli Qytetar Nderi tregon se historia nderon pakicen e veçante qe shumica se harron kurre. Profesor e gezofsh kete titull te veçante.

Rexhep Qosja ka lindur ne Vuthaj te Gucise, Kelmend, zone e cila i perket Malesise se Madhe, por qe e shkëputi nga trungu i shtetit ame Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, ne vitin 1913, duke ia aneksuar Malit te Zi.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi.

Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

 



/Ora News.tv/