Shkolla e gjyqtarëve ka prodhuar 75 të diplomuarit e parë. Kjo nismë e Federatës Shqipërisë në bashkëpunim  me federatën e albitrave ka realizuar objektivin fillestar. 75 kursantët, në të cilët dhjetë ishin vajza kanë mbyllur me sukses testimet dhe tashmë do të jenë të gatshëm të startojnë rrugën e gjykimit. Në ceremoninë e zhvilluar enkas për këtë rast kreu të shoqatës së albitrave, Tahir Kastrati nuk i kurseu dhe disa këshilla.

"Jemi një grup, një shoqatë që jemi mjaft të paragjykuar, prandaj edhe qëndrimi juaj moral e qytetar duhet të jetë shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me të gjithë komponentët e lojës së futbollit."

Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka vlerësoi këtë nismë në mënyrë që dhe gjyqtarët të marrin të njëjtën rritje profesionale, ashtu siç futbollistët.

"Në të njëjtën mënyrë siç zhvillohet loja, patjetër që do të zhvillohet edhe ky element, komponent tjetër shumë i rëndësishëm siç është albitrimi. Pikërisht ishte kjo iniciativë e ndërmarrë nga federata në vitet e fundit., pasi në të shkuarën tonë, përgatitja e gjyqtarëve ka qënë në një mënyrë spontane. Jam i kënaqur që jam sot këtu me ju dhe jam akoma më i kënaqur që këtu shoh shumë vajza dhe uroj të shikoj akoma më shumë në të ardhmen. Futbolli nuk është vetëm një lojë mashkullorë është një lojë e të gjithëve"

Kreu aktual i këtij institucioni nuk mund t'i shmangej pyetjeve rreth zgjedhjeve të 7 shkurtit, ku ai kërkon mandatin e 5-të ne drejtimin e federatës.

"Albitrimi është një vendimmarrje në sekonda për gjëra të rëndësishme, kështu që ekspozimi ndaj gabimeve është akoma më i madh se sa një gjykim në kushtet e zyrës. Megjithatë ne bëjmë maksimalen që niveli i albitrimit t'i përgjigjet nivelit të lojës dhe të minimizojmë sa më shumë gabimet. Unë uroj që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë, besoj se do të shkojnë sa më mirë dhe të marrim vendimin e duhur për të ardhmen e futbollit shqiptar, për zhvillimin dhe rritjen e standarteve të lojës, gjykimit dhe të infrastrukturës, gjëra që do ta bënin më të bukur futbollin."

Akademia e albitrimit është një realitet i ri dhe do të vijoj aktivitetin çdo vit për afrimin e shumë të rinjve dhe të rejave në fushën e gjykimit.

/Ora News.tv/