"Ai mund të jetë ndër më të fortit në Europë"

"Ai mund të jetë ndër më të fortit në

Elseid Hysaj në fund të këtij sezoni mund të festojë titullin e parë kampion në karrierë.

Shkodrani ka shansin të fitojë Scudetton me fanellën e Napolit në Serie A dhe kënaqësia është e dyfishtë nëse arrin të triumfosh në një kampionat ku Juventus dominon.

Momentalisht renditen të parët dhe fjalët e mira për Hysajn nuk kanë munguar, por ka pasur edhe kritika për lojën sulmuese te tij.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, në një lidhje telefonike në një nga radiot e vendit fqinj, ka folur për disa prej lojtarët që ai ka nën mbikëqyrje dhe për yllin e kombëtares ka fjalët më të mira. “Rreth Hysajt ka shumë pak për t'u thënë. Ka tre vite që ka vendosur pilot automatik, duke ofruar paraqitje mbi mesataren. Ai dhe Conti mund të jenë ndër më të forti në Evropë. Është vetëm 24 vjeç dhe besoj se është i padiskutueshëm”, ka thënë Giuffredi në “Radio Crc”.

EMISIONET