Ahmeti: Stresi është duke vrarë më shumë se krimi, është duke vrarë policë

Ahmeti: Stresi është duke vrarë më shumë se krimi,

Ish-zyrtar i lartë i policisë, Krenar Ahmeti i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh policinë e shtetit po e "vret" edhe stresi.

Ahmeti: Do të them vetëm një parametër që ta kuptoni se në çfarë gjendje është policia sot. Studimi me parametra dhe instrumenti të saktë del që stresi është duke vrarë më shumë se krimi, është duke vrarë policë. Asnjë nuk merr masa për shëndetin mendor. Çdo gjë ia kërkojnë policit të shkretë. Nuk i përballon dot më me laps, duhet gjeneratori. Armata duhet të shpërblehet, i duhet thënë që nuk është fushë me lule por duhet të përballesh me krimi. Jo parada. Sa punonjës të sigurisë publike po vrasin veten.


EMISIONET