Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj zgjidhet  zv/president i Bordit te Guvernatoreve te BERZH. Votimi u bë gjate punimeve te takimit vjetor te Bordit te Guvernatoreve dhe Forumit te Biznesit te BERZH ne Jordani, i cili kishte në fokus investimet e Bankes ne vendet ku operon dhe perspektiva e zgjerimit ne rajonin e Afrikes Sub-Sahariane.

Teksa bëri një panoramim të ekonomisë shqiptare, Ahmetaj vlerësoi mbështetjen e BERZH në një sërë projektesh në vendin tonë.

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare eshte ne vitin e katert te pershpejtimit te rritjes ne 3.8%. Perpjekjet per konsolidim fiskal dhe rritja ekonomike kane qene faktore percaktues per krijimin e vendeve te punes dhe uljen e pabarazise. Papunesia tek te rinjte është me e ulta ne rajon.Ne vleresojme rolin e BERZH ne Shqiperi ne nje sere projektesh te rendesishme ne infrastrukture, energji, klimen e biznesit dhe financimin ne bujqesi. Bypasset e Fierit dhe Vlores dhe hekurudha Tirane-Durres me mbeshtetjen e BERZH janë investime tejet te rendesishme per permiresimin e infrastruktures.

Ahmetaj mbeshteti propozimin e Bordit te Guvernatoreve te BERZH per te eksploruar mundesite e shtrirjes ne vende te reja ne rajonin e Afrikes Sub-Sahariane.


/Ora News.tv/