Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, hodhi poshtë pretendimet se zhvlerësimi i euros po dëmton eksportet shqiptare.Duke folur në një aktivitet për buxhetin afatmesëm, kreu i Financave tha se një euro e dobët e dobët ka ndikuar tek fitimet e eksportuesve por përsëri në 5 muaj ato janë rritur me 12.4% si dhe janë bërë më konkuruese. Aktualisht një euro po shkëmbehet në nivelin e 129.93 lekë pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të blerë euro në treg.

Pavarësisht ankesave të eksportuesve shqiptarë se zhvlerësimi i euros po i shkakton humbje të mëdha kreu i Financave, Arben Ahmetaj, tha se të dhënat tregojnë të kundërtën.

Ministri Ahmetaj pranoi se zhvlerësimi i euros ka pasur një efekt modest tek të ardhurat por në tërësi sipas tij eksportet tona janë mbërë më konkuruese dhe janë rritur me 12.4 % në 5 muaj.

Arben Ahmetaj: Eksportet për shkak të mbivlerësimit të lekut kanë atë dëmin e vet që është kollaj i përllogaritshëm, megjithatë po ta shikoni rritja e eksporteve në volume dhe në zgjerim tregjesh tregon dy elementë: Pikësëpari volumet kanë rikuperuar goditjen që mund ti ketë dhënë kursi i këmbimit.

Duke folur në një konsultë për buxhetin afatmesëm 2019-2021, Ahmetaj tha se fokus do të jetë rritja e mirëqënies dhe e të punësuarve, ndërsa pranoi se papunësia te të rinjtë mbetet problem.

Arben Ahmetaj: Ulja e papunësisë tek të rinjtë? Shumë kemi për të bërë, shumë është bërë, megjithëse praktikisht papunësia tek të rinjtë në Shqipëri është më e ulëta në rajon, asnjë nga ne nuk mund të krenohet më të sepse vazhdon të jetë përsëri shumë e lartë, larg asaj që ne kemi pritshmëri brenda këtij mandati.

Aktualisht një euro po shkëmbehet me 125.93 lekë. Banka e Shqipqrisë prej disa javëve ka ndërhyrë në tregun valutor për të blerë monedhë evropiane me synim mbajtjen stabël të kursit të këmbimit por duket se kjo ndërhyrje nuk ka qenë e mjaftueshme.






/Ora News.tv/