Të gjitha ato biznese me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh do të paguajnë 10% më pak taksën e tatim fitimit në vitin 2019. Llogariten rreth 11 mijë biznese që do të përfitojnë nga kjo ulje e tatim fitimit, ndërkohë që aktualisht 5% taksë tatim fitim paguajnë vetëm ato biznese që kanë një xhiro vjetore prej 8 milion lekë. 

Gjatë prezantimit të  disa nga ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm ministri paralajmëroi se ulje të taksës do të ketë edhe bizneset që investojnë në agroturizëm.

Ahmetaj: Bizneset nga 8 në 14 milionë do të kenë tatim fitimi 5%. Ministria e Financave ka materializuar draftiligjin për vendimmarrje në institucione të tjera. 

Ndërsa gjatë majit qytetarët prisnin një përllogaritje të re të taksës së banesës kreu i financave la të kuptohet se do të ketë një shtyrje të afatit deri në dhjetor të këtij viti.

Ahmetaj: Bashki që shumë shpejt do të aplikojnë metodologjinë e re në favor të qytetarëve, në favor të sipërmarrjes, në favor të tyre. Sigurisht që disa nga bashkitë mund të duan një periudhë disa mujore. Shpresoj që deri në fund të këtij viti, të gjitha bashkitë ta kenë aplikuar metodologjinë e re.

I pyetur për zhvlerësimin e euros Ahmetaj thotë se kjo ka lidhje me rritjen ekonomike dhe qeveria sipas tij nuk mund të ndërhyjë.

Ahmetaj: Dua të theksoj që një vend normal me kurs këmbimi të pafikësuar siç është ekonomia shqiptare, nuk bën ndërhyrje qeveria në kursin e këmbimit. 

Ministri i financave prezantoi gjithashtu disa ndryshime ligjore edhe në lidhje me koncesionet PPP. Ministri i financave tha se tashmë do të vendoset në ligj që nuk do të pranohen oferta të pa kërkuara.

/Ora News.tv/