Ahmataj: Ndaj Vllaznisë na penalizuan mungesat, besojmë deri në fund

Ahmataj: Ndaj Vllaznisë na penalizuan mungesat, besojmë deri në

Kamza nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Shkodrës, pikë që kënaq, trajnerin Julian Ahmataj që për "SuperSport" ka deklaruar se ka parë ekipin e tij në ngritje këto javë.

"Më vjen mirë pasi skuadra ka ardhur në ngritje, dhe kemi stabilizuar problemet. Kjo e ka bërë skuadrën më të fortë, dhe të vështirë për çdo kundërshtar. Kishim shanset tona për të shënuar, por nuk mundëm të ndëshkonim Vllazninë.

"Në këtë ndeshje kishim edhe mungesa, na mungonte Raçiç, Fukui. Në vazhdim, besoj se do kemi akoma mungesa edhe prej kartonëve. Pak nga dëmtimet, pak nga kartonat, nuk jemi të plotë. Do ishte fat ta kisha grupin e plotë. Edhe ndaj Luftëtarit u ndje mungesa e pikave kyçe në skuadër."- tha Ahmataj.

EMISIONET