Ahmataj motivon skuadrën para Flamurtarit, Fili premton: Shënoj dhe jap asiste për ekipin

Ahmataj motivon skuadrën para Flamurtarit, Fili premton: Shënoj dhe

Luftëtari është ekipi i momentit në Superiore me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Në Vlorë, bluzinjtë i pret një ndeshje e vështirë por objektivi nuk ndryshon për të siguruar qëndrimin mes të mëdhenjve të futbollit shqiptar. Trajneri Julian Ahmataj flet me vlerësimin për Flamnurtarin, por u shpreh se objektivi mbetet fitorja.

"Në asnjë ndeshje nuk kam hyrë për të marrë një pikë dhe për tu mundur. Në çdo ndeshje luftojmë për të marrë maksimumin për të fituar. Kjo është ajo që na ka udhëhequr gjatë gjithë kampionatit dhe do të më udhëheqi edhe mua gjatë gjithë karrierës sime. Nuk do t'i mendoj asnjëherë pikët para ndeshjes, pra pikët shikohen pas ndeshjes. Atë që jep në fushë atë merr. Kjo është ajo që ne duhet të ngulisim në mendjen e futbollistëve, që ata të futen në fushë për ta fituar një ndeshje dhe të mos kenë iluzione në kokë, që më shumë të mos orientohen nga njerëzit larg sportit dhe mediat. "-tha Ahmataj.

Në konferencë për shtyp foli edhe edhe sulmuesi Realdo Fili i cili po kalon një moment mjaft të mirë.

"E rëndësishme është që ekipi të marr rezultatin e vet. Nuk ka rëndësi se kush shënon dhe kush asiston. Ky është mentaliteti jonë që na ka ndjekur deri tani. Shpresoj që unë të ndihmoj ekipin jo vetëm me lojë të mirë por edhe me gola edhe asiste, pasi janë të rëndësishme."-përfundoi sulmuesi Fili.

Flamurtari-Luftëtari luhet të shtunën në orën 19:00 në Vlorë.

EMISIONET