Ahmataj ia kalon presionin Tiranës: Nuk jemi ne favorit, por e ëndërrojmë finalen

Ahmataj ia kalon presionin Tiranës: Nuk jemi ne favorit, por e

Luftëtari barazoi pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjirokastër dhe çdo rezultat tjetër përveç humbjes kundër Tiranës i dërgon në finale të Kupës së Shqipërisë.  

Entuziasmi është i madh tek gjirokastritët, por trajneri Julian Ahmataj ul euforinë duke thënë se bardheblutë janë favorit për të arritur në finale. Kjo për shkak edhe të disa mungesave të Luftëtarit.

"Rezultati vendoset në fushë nuk vendoset në deklarata. Vijnë në këtë ndeshje të cunguar sepse kemi shumë mungesa të lojtarëve bazë. Por unë kam shumë besim te brezi i ri dhe te djemtë që stërvis. I kam dhënë besim që të mund të shprehen, të kenë shanset të shprehen në fushën e lojës dhe të jenë edhe ata pjesë e kësaj gjysëmfinalja të Kupës së Shqipërisë. Më shumë është lodhja që kanë marrë lojtarët. Kjo për shkak se ka ndeshje të mërkurë dhe të dielë, e futbollistët e rinj nuk janë mësuar me këtë regjim, ndryshe nga futbollistët e eksperiencës. 

"Favoriti i kësaj gjysëmfinalje është Tirana, për vetë faktin që është një skuadër që ka fituar titullin dhe ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Kurse Luftëtari është për herë të parë në gjysëmfinale, për të dalë në finale, por do të bëjmë maksimumin për të arritur te objektivi. "-komentoi tekniku i gjirokastritëve.

Lidhur me largimin e sulmuesi ganez, Erik Uarden, i cili ka luajtur vetëm dy ndeshje, trajneri Ahmataj u shpreh.

"Mendoj se nuk e gjeti veten te skuadra jonë. Ishte një futbollist cilësor por me kalimin e viteve i humbi ato cilësi. Edhe gjendjen fizike nuk e kishte të mirë dhe në nivelin që kërkon Superiorja. Nuk u përshtat dhe pranoi të largohet. "-përfundoi Ahmataj.

Tirana-Luftëtari do të luhet pa tifozë, por në kampin bluzi nuk e shohin si element plus.

EMISIONET