Agon Amiga ofendon publikisht liderin e Babastars? Ja e vërteta e 'sherrit'

Mbrëmjen e kaluar pati spekulime se grupi Babastars po shpërbëhet pasi themeluesit e këtij grupi janë zënë.

Këto thashetheme nuk janë aspak të vërteta. Projekti i ri i Agon Amigës "Oh Bir" nuk është thumbim për liderin e grupit, Ghetto Geasy.

Dekor Sahiti, menaxheri i grupit ka zbuluar të vërtetën.

“Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj, unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”, tha ai për Blitz.

Kështu, Agon Amiga dhe Ghetto Geasy vazhdojnë të jenë miq të ngushtë.

EMISIONET