Pas dritës jeshile nga Reali i Madridit, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka marrë një helikopter privat dhe është nisur drejt Greqisë për të takuar Cristiano Ronaldo.

Presidenti i bardhezijve besohet se ka marrë rrugën drejt Greqisë ku Ronaldo ndodhet me pushime dhe pritet që në orët e ardhshme të ketë zhvillime të reja për këtë hipoteze merkatoje, dhe pse jo Ronaldo të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Kampionëve të Italisë.

Mediat spanjolle theksojnë se drejtuesit e Realit të Madridit kanë pranuar një ofertë prej 100 milion euro për luzitanin.

Sipas korrespondentit të "Sportmediaset" Carmine Russo, helikopteri që mban  në bord Agnellin, ka fluturuar për të nënshkruar marrëveshjen me Ronaldon.

Orë decizive këto për Ronaldon dhe Juventusin, ndërkohë që tifozët bardhezi janë gati të shpërthejnë në delir.

/Ora News.tv/