Agjenti i Malcom, Leonardo Cornacini ka zbuluar prapaskenat e transferimit të klientit të tij tek Barcelona. Sipas tij, transferimi i diskutueshëm i Malcom tek Barcelona ishte një shenjë "hakmarrjeje" kundrejt Romës, pasi këto të fundit nuk u sollën mirë.

"E vërteta është se ne kemi vendosur të mos shkojmë në Romë sepse ata sillen keq me ne. Unë po punoja për një marrëveshje për Fuzaton, i cili është një nga klientët e mi, por Roma e mbylli atë me një agjent tjetër, megjithëse vlen të përmendet se nuk kam asgjë kundër tij. Shkurt, ishte hakmarrje.

"Më vjen keq ta them, por kjo ishte ajo që ishte. Tek Roma u sollën keq me ne, 10 ditë më parë me marrëveshjen e Fuzaton, kështu që vepruam në të njëjtën mënyrë ndaj tyre. Duke pasur parasysh qëndrimin e treguar ndaj nesh, unë vendosa, së bashku me Malcom, se destinacioni më i mirë nuk ishin verdhekuqtë. Dhe pastaj përsëri, në të njëjtën marrëveshje për Malcom, Monchi kishte përfshirë ndërmjetës të tjerë. Sot, Malcom është i lumtur të jetë një nënshkrim i ri për Barcelonën. "- shpjegoi Cornacini për "Tuttomercatoweb".

Malcom ishte gati të firmoste me Romën, por oferta e Barcelonës tundoi klubin e tij Bordeaux dhe Malcom duke bërë që të vishej me ngjyrat blaugrana.

/Ora News.tv/