Ardhja e Cristiano Ronaldos u prit me optimisëm të madh nga tifozët e Juventusit dhe aq më tepër nga Paulo Dybala.

Argjentinasi nisi të shoqërohej shumë me portugezin, teksa në fushë nisën të bashkëpunonin së tepërmi. Por shoqërimi i gjatë me njëri-tjetrin duket se ka krijuar një çështje te bardhezinjtë, me mediat italiane që konfirmojnë se Dybala do të largohet nga Juventusi për shkak të Ronaldos.

Megjithatë, një gjë e tillë është kundërshtuar nga vëllai dhe agjenti i tij, Gustavo Dybala. Sipas tij, Dybala nuk përshtatet me Ronaldon në fushë, por jo jashtë saj.

"Nuk ka probleme me Ronaldon jashtë fushës, problemet janë në fushë.  Ju nuk mund ta mundni Ronaldon dhe Paulon. Vëllai im nuk është shumë i lumtur te Juventusi dhe mund të largohet. Paulo ka nevojë për ndryshim. Ai nuk është i vetmi që do të largohet. Shumë lojtarë janë të pakënaqur te Juventusi, jo vetëm Paulo. Ai ishte shumë i kënaqur në Itali, por tani nuk është më."- përfundoi Gustavo për "Radio Impact Cordoba".

Interes për Dybala ka shfaqur skuadra e Manchester United, teksa emri i tij është lakuar shpesh edhe në shtëpinë e Interit, si pjesë e operacionit që do të dërgonte Mauro Icardin te bardhezinjtë.

/Ora News.tv/