Agjentët e FBI në Tiranë, në fillim të 2018 duhet të arrestohen disa peshq të mëdhenj

Agjentët e FBI në Tiranë, në fillim të 2018 duhet

Në takimin per operacionin “Forca e Ligjit” ku për herë të parë janë shfaqur edhe agjentë të FBI, ambasadori i SHBA Donald Lu foli qartë dhe prerë duke thënë se tani pritet që plani i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqeve  të mëdhenj në fillim të vitet të ardhëm.  

Donald Lu: Ne në Amerikë kemi dhe një shprehje tjetër: Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosim burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezualtate.
Çfarë presim?  

Presim që ky plan agresiv i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me  SPAK e BKH."  


Dhe sigurisht meraku i SHBA është prerja e lidhjeve të grupeve kriminale me politikën për të cilin ambasadori Lu tha se nuk duhen mohuar dhe këtu ka marrë si shembull emra konkretë Arben Ndokën, Mark Frrokun apo Elvis Rroshin me një paralajmërim të qartë.

Donald Lu: Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit.  Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

 Lu vlerësoi planin, por përdori një shprehje si për të thënë se dështimet e deritanishme i bëjnë partnerët e huaj skeptikë. 

Donald Lu: Ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: Dielli duket që në mëngjes.  Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcim për sigurinë kombëtareNë gjuhën shqipe ju thoni peshku e madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh.

 Me tona të ashpra kundër krimit ka folur edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, duke akuzuar institucionet se se janë treguar të paafta për ta goditur atë. 

Romana Vlahutin: Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë. Nuk do tja dijë për jetën e njerëzve, për kufijtë, për bashkësitë ku ne jetojmë. Por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë dhe e prekshme nga institucionet e zbatimit të ligjit dhe këtu është dallimi, diferenca. Aftësia e institucioneve që ta luftojnë krimin, ta marrin situatën në dorë dhe të ndëshkojnë.

 Ministri Xhafaj në këtë aktivitet garantoi seriozitetin dhe suksesin që pritet nga task forca me mbështetjen e SHBA dhe BE.

Fatmir Xhafaj: Mënyra e organizimit të kësaj Njësie, rekrutimi i personelit, trajnimi i tij, mbështetja teknike e partnerëve dhe mbështetja dhe inkurajimi në të gjitha format nga qeveria, mendoj se janë garanci absolute për suksesin e saj.

Të njëjtën gjë ka garantuar me anë të një statusi në FB edhe kreu i qeverisë i cili garantoi se lufta me krimin nuk do të jetë lojë politike dhe se mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë.

/Oranews.tv/


EMISIONET