Agjencia e Prokurimeve Publike ka pezulluar të gjitha procedurat për tenderat nga bashkitë në vend. Pas vendimit të marrë nga qeveria, pak ditë më parë Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare ku theksohet se të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për periudhën 1 deri 30 qershor 2019 nuk do të zhvillojnë asnjë tender me vlera të mëdha.

Të vetmet procedura që do të bëjnë përjashtim janë ato me prokurime me vlerë të vogël, si dhe ato që kanë si objekt produktet ushqimore.

Por mesa duket ky vendim është i vonuar pasi sipas të dhënave të Open Procurment të gjitha bashkitë kanë blerë e kontraktuar gjithçka për këtë vit duke mos lënë asgjë as për fushatë e as për gjashtë mujorin e dytë të vitit.

Sipas Open Procurment 61 Bashkitë dhe institucionet e tyre të vartësisë, kanë njoftuar në 2019 periudha janar- 7 maj tenderime të reja me vlerë fondi limit që është 6,24 miliard lekë (të reja) më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë abuzime të shumta me procedurat e tenderave janë pranuar edhe nga kryetrja e komisionit të Prokurimeve Publike. Sipas Evis Shurdhës rreth gjysma e ankesave të bëra nga operatorët ekonomike kanë rezultuar të sakta.

Ndërkohë kreu i komisionit të Ekonomisë ngriti si problem numrin e vogël të punonjëse që janë konstatuar me shkelje

Ahmetaj: Në 2300 punonjës që kanë shkelur ligjin KPP ka rekomanduar vetëm 4. Pra kjo le shumë për të dëshiruar. 

Gjatë 2018 janë trajtuar në total 1158 ankesa nga të cilat vetëm 602 nuk kanë rezultuar të vërteta.

/Ora News.tv/