Në Komisionin e Ekonomisë u miratua pr/ligji për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Pr/ligji u miratua me votat e mazhorancës dhe të deputetit demokrat të qarkut Vlorë Agron  Shehaj. Ndërsa deputetët e LSI nuk morën pjesë në votim. 

Gjatë diskutimeve ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili tha se "pas përfundimit të negociatave në një periudhë 3 mujor, kuvendit do ti vijmë me detaje të ofertës"

Gjiknuri u shpreh në Komision se po kërkojnë autorizmin e Kuvendit për të bërë fizibilitetin e ndërtimit të aeroportit. Ai tha se ndërtimit i aeroportit të Vlorës do të sjellë përfitime të mëdha në fushën e turizmit.

Ndërsa opozita e cila është kundër këtij investimi tha se nuk ka transparencë. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho tha se ky është pazar.

"Do transparencë, do studime para se ti hyjmë aventurave, ky është pazari i radhës që po bëni. Po e fshini në maskën e infrastruktures", tha Spaho.  

 

/Ora News.tv/