Një aeroplan doli nga pista në aeroportin e Trabzonit në Turqi dhe përfundoi në greminë.

Për fat të mirë asnjë pasagjer apo anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua në incidentin që mund të kishte rezultuar një tragjedi.

Incidenti mendohet të jetë shkaktuar nga një zog.

Pegasus Airlines tha se avioni Boeing 737-800, që fluturonte nga Ankaraja në Trabzon pësoi një aksident sapo po largohej nga pista, raporton BBC.

Në video shikohet aeroplani, i cili për pak përfundonte në det.

/Ora News.tv/