Adri Nurellari: E kalbëzuar ideja se duke punuar në shtet bëhesh i pasur

Adri Nurellari: E kalbëzuar ideja se duke punuar në shtet bëhesh

Politologu Adri Nurellari i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News u shpreh se në Shqipëri është krijuar ideja se vetëm duke punuar në shtet mund të bëhesh i pasur.

Nurellari: Modelet e suksesit në këtë vend si pasojë e korrupsionit, kleptokracisë, oligarkisë, kanë ngulitur në medien e rinisë se mund të bëhesh i pasur dhe i fuqishëm nëse ke lidhje politike. Ky është një lloj degjenerimi dhe kalbëzimi që ka kultivuar këtë iluzion që duke pasur marrëdhënie me shtetin bëhesh i pasur. Fatkeqësisht në pamundësi të shpirtit të konkurrencës, zëri i zbehtë që i promovon këto ide që mund të mos jenë shumë popullore por janë reale, janë të provuara tashmë edhe në vende me parti komuniste si Kina. 

Jemi duke koltivuar një mentalitet parazit që e shikon shtetin si një lopë të madhe për ta mjelë dhe jemi duke e privuar këtë vend ku të kuptohet nga të gjithë që motori i vetëm i zhvillimit është sipërmarrja private.

EMISIONET