Një sfidë potencialisht fatale në internet ka bërë që adoleshentët të përtypin dhe të gëlltisin detergjent për larjen e rrobave.

Mjekët paralajmërojnë njerëzit që të mos marrin pjesë në "Tide Pod Challenge", ku adoleshentët filmojnë veten duke ngrënë detergjent.

Ndonëse mund të duket si argëtim dhe lojë, sfida e rrjeteve sociale mund të çojë në vdekje.

Detergjentët përmbajnë etanol, polimere dhe peroksid hidrogjeni që janë jashtëzakonisht toksike. Ata mund t'i sëmundje të rënda tek njerëzit nëse konsumohen.

Çdo sasi e detergjentit që konsumohet mund të çojë në diarre dhe të vjella.

"Tide Pod Challenge" është bërë virale në internet dhe mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për njerëzit.



/Ora News.tv/