Një adoleshent që u përfshi nga flakët pas një zjarri në shtëpi pësoi djegje në 95% të trupit të tij.

Johnny Quinn, 18-vjecari që ndihej si ‘monstër’ ka mësuar që më në fund të dojë veten.

Ai ishte katër vjec kur qeni i familjes hodhi një qiri në kopshtin pas shtëpisë ku po luante. Johnny u shpëtua nga motra e tij, atëherë 23 vjece, e cila e nxorri nga flakët.

Që prej asaj periudhe, djali nga Tenessee ka bërë më shumë se 80 operacione. Madje ka luftuar me anoreksinë pasi u përpoq të pranonte pamjen e tij.

Pasi bindi veten se të gjithë frikësohen kur e shohin, Johnny vendosi të pëlqejë pamjen e tij të shformuar duke e konsideruar ‘të vecantë’.

“Në vend që të shikoja në pasqyrë dicka që e urreja cdo ditë, fillova të shoh atë që mund ta pranoja. Kur shpëton nga djegiet, je thjesht i mbijetuar, por mua më pëlqen ta quaj “zhvillim i djegies”. Njerëzit më shohin sa herë dal. Jam mësuar me këtë gjë dhe e shoh në një perspektivë ndryshe”, tha ai duke shtuar se djegiet i prekën trupin, krahët, këmbët dhe fytyrën.

/Ora News.tv/