Ademi: Në 30 qershor nuk do t'i hap qendrat e votimit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor nuk do të lejojë të hapen qendrat e votimit.

Ademi: Unë kam vepruar dhe veproj në mënyrë institucionale. Nëse kryeministri do të marrë majë, instrument të fortë për të hapur derën e teatrit, apo të ujësjellësve, apo të qendrave të votimit për të shpërthyer dyert mendoj se kjo nuk është e mundur. Unë nuk do ti hap qendrat e votimit, do të respektoj ligjin. Nëse ai ka nmundësi ta bëjë me dhunë është i mirseardhur që ta çojë marrëzinë e tij deri në fund. Ne nuk do të vendosim njerëzit para njerëzve kurrsesi. Kjo nuk është ajo që ne kemi në qëllim.


EMISIONET