Adelina Ismaili dhe Rina Balaj kanë përfunduar xhirimet e duetit dhe pritet që shumë shpejt të publikohet kënga "Qikat".

Duket se divës së muzikës shqiptare i ka pëlqyer bashkëpunimi me reperen, pasi e cilëson si artiste që do qëndrojë gjatë në treg.

“Ajo është zjarr. Ajo do të jetë për shumë gjatë vërdallë Ajo është #girlpoëer (forca e vajzave). Qikat”, shkruajti Adelina për Rinën në një fotografi në Instagram.

Nuk dihet si do reagojnë rivalet e Rinës për këtë deklaratë të Adelinës. Ndërkohë fansat mezi po presin që të dalë kënga dhe janë të bindur se do jetë një hit për këtë sezon veror.

Tags