Pedofilia më famëkeqe e Britanisë, Vanessa George është drejt rrugës së lirimit nga burgu.

Vanessa përdorte telefonin e saj për të filmuar veten duke abuzuar seksualisht me fëmijët dhe foshnjet e vogla në çerdhe, pak para se ti 'ndante' me të dashurin e saj.

George nga Devoni i Plymouth u burgos në vitin 2009, me 7 vite burg, pas sulmeve në çerdhen Little Teds.

Dyshohet se ajo ka abuzuar me 64 fëmijë, që varionin të moshës nga 2-5 vjeç.

Lirimi i saj vjen pasi një zyrtar i burgut Bord Parole u bind se përgjatë kësaj kohe të vuajtjes së dënimit, Vanessa rreth 48-vjeçare nuk përbënte më rrezik. Lirimi i saj nga 7 vite gati në 10 u vonua pas trazirave publike mbi një vendim që u ndryshua, për të liruar nga burgu përdhunuesin më të tmerrshëm, John Warboys.

Aktualisht Vanessa po mbahet në burgun e grave HMP Send pranë Guildford, në pritje të lirimit.

Sikurse raporton 'Mirror', Vanessa ishte pushuar disa herë nga puna. Ajo ishte e martuar dhe kishte dy vajza. Ajo u divorcua nga burri i saj Andrew, ndërsa ishte në burg.

Në lidhje me sjelljen e saj në çerdhe nuk kishte dijeni as Andrew, apo vajzat e saj. Ish-bashkëshorti i saj, 51-vjeçar ishte një njeri 'i thyer', pasi i duhej të mbante mbi ndërgjegje krimet e ish-gruas së tij.

"Unë thjesht nuk e di se çfarë të them",- tha Andrew.


/Ora News.tv/