Abuzoi me vajzën! Kylie Jenner përballet me akuza të forta

Kur Kylie Jenner shpërndau një video me vajzën e saj 5 muajshe duke luajtur, shumë ndjekës vunë re se i kishte vënë vathë në vesh.

Pamjet e publikuara në Instagram kanë hapur debatur ku shumë persona thonë se vogëlushja Stormi është ende e vogël për të përjetuar dhimbje të tilla. Ndërsa persona të tjerë e mbrojtën yllin e reality show duke thënë se shpimi i veshit është i zakonshëm në shumë kultura.

Kylie Jenner u përball dhe me akuza se po abuzon me foshnjen e saj. Personat që e mbështetën treguan historitë e tyre. Ndër shtetet ku kjo traditë është e zakonshme përfshihen Spanja, Afrika dhe India.

Miliarderja më e vogël në botë nuk ka bërë ende një reagim për këtë rast.


EMISIONET