Pas skandalit të publikuar nga emisioni 'BOOM' mbi situatën në Teatrin e Kukullave, Prokuroria ka nisur hetimin.

Prej policisë së shtetit dhe përfaqësuesve të organit të akuzës janë marrë pamjet filmike dhe informacionet e tjera në cilësinë e provës materiale.

Kreu i prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, ka urdhëruar nisjen e hetimeve të menjëhershme për zbardhjen e plotë të situatës.

Ndërkohë gazetarët e emisionit 'BOOM' vazhdojnë misionin e tyre në zbardhjen e shkeljeve.

Lexo edhe: Teatri i Kukullave shfrytëzon shfaqjet e repertorit për të përfituar para privatisht

Teatrin e Kukullave e hap gazetashitësi, institucioni asnjë element sigurie

 Dorëhiqet përgjegjësja e trupës artistike në Teatrin e Kukullave

 


 

 

/Ora News.tv/